Flash News

Bota

Takimi i G20-ës përfundon pa konsensus, Kina refuzon të dënojë agresionin rus

Takimi i G20-ës përfundon pa konsensus, Kina refuzon të

Takimi i shefave financiarë të Grupit të 20 vendeve më të industrializuara (G20) ka përfunduar pa konsensus sepse Kina refuzoi të dënojë pushtimin rus të Ukrainës.

Kjo vjen për shkak se Kina publikoi këtë javë një plan për t’i dhënë fund konfliktit që u konsiderua nga disa vende si pro-rus. Pas takimit të organizuar nga India është lëshuar një përmbledhje në të cilën është përmendur se nuk ka marrëveshje për definimin e luftës në Ukrainë.

Kina publikoi gjithashtu këtë javë një plan prej 12 pikash për përfundimin e luftës në Ukrainë, në të cilin bëri thirrje për bisedime paqeje dhe respekt për sovranitetin kombëtar.

Dita e parë e takimit është mbajtur më 24 shkurt, kur është shënuar përvjetori i parë i pushtimit rus në Ukrainë.

Të fundit