Flash News

Bota

Teksa numri i viktimave rritet, tjetër tërmet godet Turqinë, si paraqitet situata në Siri

Teksa numri i viktimave rritet, tjetër tërmet godet Turqinë, si

Numri i viktimave pas tërmetit tragjik në Turqi është rritur në 3.381. Sipas Autoritetit të Menaxhimit të Fatkeqësive dhe Emergjencave 20,426 të tjerë janë lënduar dhe 5,775 ndërtesa janë shembur.

Numri i ri e çon numrin e kombinuar të vdekjeve në Turqi dhe Sirinë fqinje në 4,890. Shifra ka të ngjarë të vazhdojë të rritet, pasi ende ka të tjerë që qëndrojnë nën rrënoja.

Agjencia turke AFAD njofton se 2,660 personel nga 65 vende janë dërguar për të ndihmuar në operacionin e kërkim-shpëtimit. Së bashku me shpëtimtarët turq, 13,740 persona janë caktuar tashmë për të punuar në zonën e fatkeqësisë.

Një tërmet tjetër i fuqishëm goditi mëngjesin e sotëm Turqinë qendrore. Sipas Shërbimit Gjeologjik tërmeti ka qenë me magnitudë 5.5 me një thellësi prej 10 km pranë qytetit të Golbasit.

Kushtet atmosferike mbetet një disavantazh për ekipet e kërkim-shpëtimit, pasi kushtet e ngrirjes do të shkaktojnë edhe më shumë shqetësim.

Në Gaziantep, ku goditi tërmeti i parë, do të jetë rreth 4-6 gradë Celsius gjatë ditës - por do të bjerë gjatë natës në -7 gradë Celsius.

Sado që kjo është një katastrofë për Turqinë, situata në Sirinë veriore është më e dëshpëruar. Kufiri mbetet i kontrolluar fort, nuk ka përpjekje ndërkombëtare për shpëtim dhe pak makineri të rënda.

1.7 milionë të zhvendosur që jetojnë në kufi menduan se jeta e tyre nuk mund të bëhej më keq, para goditjes nga tërmeti. Ata kanë jetuar në strehimore të përkohshme dhe ndërtesa gjysmë të përfunduara prej vitesh, refugjatë në vendin e tyre, duke i shpëtuar sundimit të terrorit të presidentit sirian Bashar Al Assad.

Të fundit