Flash News

Bota

Thellohet bilanci, të paktën 1,100 të vrarë në Gaza thonë zyrtarët palestinezë

Thellohet bilanci, të paktën 1,100 të vrarë në Gaza

Të paktën 1,100 njerëz janë vrarë dhe 5,339 të tjerë janë plagosur në Gaza që nga e shtuna, tha Ministria palestineze e Shëndetësisë.

Ministria e Shëndetësisë paralajmëroi gjithashtu të mërkurën se ndërprerjet e energjisë elektrike do të çojnë në pezullimin e shërbimeve laboratorike dhe bankave të gjakut në të paktën 58 laboratorë dhe banka gjaku, duke kërcënuar jetën e mijëra njerëzve që kanë nevojë për trajtim.

Izraeli ka rritur ofensivën e tij në Gaza pas sulmit fillestar të Hamasit gjatë fundjavës, kur militantët e armatosur sulmuan kufirin e fortifikuar.

Izraeli ka urdhëruar gjithashtu një "rrethim të plotë", duke përfshirë ndalimin e furnizimeve me energji elektrike, ushqim, ujë dhe karburant.

Të fundit