Flash News

Bota

Tjetër sulm ndaj Perëndimit, Putin revokon dekretin që mbështet sovranitetin e Moldavisë

Tjetër sulm ndaj Perëndimit, Putin revokon dekretin që

Vladimir Putin ka revokuar një dekret të vitit 2012, i cili pjesërisht mbështeti sovranitetin e Moldavisë në zgjidhjen e së ardhmes së rajonit të Transdniestrisë.

Sipas mediave të huaja ky urdhër u publikua në faqen zyrtare të Kremlinit dhe thekson se është marrë për të “siguruar interesat kombëtare të Rusisë në lidhje me ndryshimet e thella që po ndodhin në marrëdhëniet ndërkombëtare”.

Është pjesë e një sërë lëvizjesh antiperëndimore të shpallura dje nga presidenti rus.

Transdniestria është një rajon separatist i mbështetur nga Moska që kufizohet me Ukrainën dhe është përdorur nga Rusia për të vendosur trupat.

Nga ana tjetër Alexandru Flenchea, kryetar moldav i komisionit të përbashkët të kontrollit në zonën e sigurisë rreth Transdniestrisë, tha se anulimi i dekretit të vitit 2012 nuk do të thotë se zoti Putin po braktiste nocionin e sovranitetit moldav.

"Moldavia dhe Rusia kanë një marrëveshje bazë politike që parashikon respekt të ndërsjellë për integritetin territorial të vendeve tona.", u shpreh ai.

Të fundit