Flash News

Bota

Tjetër ofensivë e Rusisë, sulmohet qyteti më i madh në Ukrainën Lindore

Tjetër ofensivë e Rusisë, sulmohet qyteti më i madh në

Kharkivi, qyteti më i madh në Ukrainën lindore është sulmuar ditën e sotme nga raketat ruse. Sipas kryebashkiakun e qytetit Ihor Terekhov, Rusia shënjestroi objektet industrial në Kharkiv dhe plagosi dy civilë.

Kharkiv ndodhet 19 milje nga kufiri me Rusinë dhe ka qenë shpesh nën sulm që nga fillimi i luftës.

"Sipas të dhënave paraprake, katër sulme goditën rrethin e Kievit të Kharkiv. Armiku po synon objektet industriale," shkroi Ihor Terekhov në Telegram.

Zyrtarët ukrainas presin intensifikimin e sulmeve me afrimin e përvjetorit të parë të pushtimit rus, të premten.

Të fundit