Flash News

Bota

Tragjedia në Itali, në autobus ndodheshin turistë, dyshohet se drejtuesi ka pësuar infarkt

Tragjedia në Itali, në autobus ndodheshin turistë, dyshohet se

Një aksident tragjik ndodhi mbrëmjen e djeshme në Itali, ku një autobus me turistë ra nga mbikalimi në 10 metra lartësi dhe përfundoi në shinat e trenit.

Për shkak se ra në kontakt me telat e energjisë elektrike, autobusi shpërtheu në flakë duke shkaktuar 21 viktima, mes tyre dy fëmijë, dhe 18 të tjerë të lënduar.

Sipas raportimeve të deritanishme, dyshohet se drejtuesi i autobusit ose ka pësuar infarkt ose për shkak të një defekti në motor, mund të ketë shpërthye në flakë.

Autobusi ishte marrë me qira nga turistë. Ndër të plagosurit janë tre ukrainas, një kroat, një gjerman dhe një francez.

Të fundit