Flash News

Bota

Trump apelon vendimin e gjykatës për mashtrime financiare

Trump apelon vendimin e gjykatës  për mashtrime financiare

Ish-presidenti amerikan, Donald Trump, e ka apeluar një vendim të gjykatës që e detyron atë të paguajë 454 milionë dollarë, pasi është gjetur fajtor në padinë e bërë kundër tij për ekzagjerim të vlerës së pasurisë dhe pronave që ka, për të siguruar kushte më të mira kreditore.

Trump i ka kërkuar një gjykate të apelit që të përmbysë vendimin e marrë prej gjyqtarit Arthur Engoron më 16 shkurt.

Përveç pagesës prej 354.9 milionë dollarëve, Trumpit i janë kufizuar edhe mundësitë për të bërë biznes në shtetin e Nju Jorkut.

Këto masa ndëshkimore rrezikojnë t’i krijojnë Trumpit vështirësi financiare, teksa bën fushatë për të fituar nominimin e republikanëve për zgjedhjet presidenciale të nëntorit në Shtetet e Bashkuara.

 

Të fundit