Flash News

Bota

Trump mbërrin në Pekin – vizita e parë e një presidenti amerikan në Kinë në afro 10 vite

Trump mbërrin në Pekin – vizita e parë e një

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka mbërritur në Pekin për një vizitë zyrtare dyditore, ku pritet të zhvillojë bisedime të rëndësishme me presidentin kinez Xi Jinping.

Gjatë vizitës, Trump do të takohet me homologun e tij kinez në një moment tensionesh të larta në marrëdhëniet SHBA–Kinë. Diskutimet pritet të përqendrohen në çështje globale të sigurisë, përfshirë situatën në Lindjen e Mesme dhe rolin gjithnjë e më aktiv të Kinës në përpjekjet për ndërmjetësim diplomatik.

Vizita ishte fillimisht e planifikuar për në mars, por u shty pas zhvillimeve ushtarake në rajon. Ky është vizita e parë e një presidenti amerikan në Kinë në afro 10 vite.

Sipas deklaratave të mëparshme të Trump, ai nuk e konsideron të domosdoshëm rolin e Pekinit në çështjen e Iranit, por tema pritet të jetë pjesë e diskutimeve në takim.

Të fundit