Flash News

Bota

Trump ultimatum Iranit: Marrëveshje ose bombardime të reja nga SHBA

Trump ultimatum Iranit: Marrëveshje ose bombardime të reja nga SHBA

Presidenti amerikan Donald Trump i ka bërë thirrje Iranit të pranojë një marrëveshje për t’i dhënë fund konfliktit, duke paralajmëruar se në të kundërt Shtetet e Bashkuara do të ndërmarrin një valë të re sulmesh ajrore “me intensitet shumë më të lartë se më parë”.

Në një deklaratë të publikuar në platformën e tij Truth Social, Trump tha se nëse Irani pranon kushtet e dakorduara, operacionet ushtarake do të përfundojnë. “Nëse ata nuk bien dakord, bombardimet do të fillojnë dhe do të jenë në një nivel shumë më të lartë dhe më intensiv se më parë”, shkroi ai.

Deklarata vjen në një moment kur, sipas mediave ndërkombëtare, SHBA dhe Irani po diskutojnë një memorandum mirëkuptimi për t’i dhënë fund konfliktit. Sipas raportimeve, palës iraniane i është kërkuar të përgjigjet brenda 48 orëve për disa pika kyçe të marrëveshjes.

Edhe pse ende nuk është arritur një dakordësi përfundimtare, burime pranë negociatave thonë se palët ndodhen më afër një marrëveshjeje sesa në çdo moment tjetër të mëparshëm.

Situata mbetet e tensionuar, ndërsa paralajmërimet e Uashingtonit rrisin presionin mbi Teheranin për të pranuar kushtet e propozuara.

Të fundit