Flash News

Bota

Turqi/ 17-vjeçari hap zjarr në restorant, 4 të vdekur dhe 8 të plagosur

Turqi/ 17-vjeçari hap zjarr në restorant, 4 të vdekur dhe 8

Një sulm me armë në jug të Turqisë ka lënë të vdekur katër persona dhe ka plagosur tetë të tjerë, ndërsa autoritetet kanë konfirmuar se autori i dyshuar është një 17-vjeçar.

Ngjarja ndodhi në distriktin Tarsus, në provincën Mersin, ku i mituri dyshohet se ka hapur zjarr fillimisht në një restorant. Sipas mediave turke, dy nga viktimat janë pronari i lokalit dhe një punonjës.

Pas sulmit në restorant, autori ka vijuar të qëllojë në zona përreth, duke vrarë edhe një bari që po kulloste bagëtitë dhe një shofer kamioni.

Policia turke ka nisur një operacion të gjerë për kapjen e tij, me mbështetje ajrore dhe forca speciale, ndërsa motivi i sulmit mbetet ende i paqartë.

Të fundit