Flash News

Bota

Turqia nuk gjen qetësi, goditet sërish nga një tërmet me magnitudë 6.3

Turqia nuk gjen qetësi, goditet sërish nga një tërmet me

Një tërmet, me magnitudë 6.3 goditi rajonin kufitar Turqi-Siri të hënën, tha Qendra Sizmologjike Mesdhetare Evropiane (EMSC).

Tërmeti u regjistrua 10 kilometra në lindje të qytetit mesdhetar Karatas në provincën Adana në Turqi.

Dy dëshmitarë të Reuters raportuan për një tërmet të fortë dhe dëmtime të mëtejshme në ndërtesa në Antakia qendrore, e cila u godit nga dy tërmete masive dy javë më parë, duke shkaktuar dhjetëra mijëra të vdekur dhe duke shkatërruar ndërtesa dhe infrastrukturë.

 

Të fundit