Flash News

Bota

U dyshua si balonë 'spiune', Kina e mohon: Është pajisje për motin

U dyshua si balonë 'spiune', Kina e mohon: Është

Një balonë e cila supozohet se është ‘spiune’ e dërguar nga Kina u vërejt mbi SHBA-të.

Zyrtarët amerikanë të mbrojtjes thanë se ata se baloni, i parë mbi zona të ndjeshme ditët e fundit, ishte në fakt një pajisje "mbikqyrjeje në lartësi të madhe".

Por Kina i ka mohuar supozime, raporton BBC. Në një deklaratë, ministria e jashtme e Kinës tha se ishte përdorur për qëllime kryesisht meteorologjike.

“Na vjen keq për hyrjen e paqëllimshme të balonës në hapësirën ajrore të SHBA-së”, ka thënë ambasada.

Objekti fluturoi mbi Ishujt Aleutian të Alaskës dhe përmes Kanadasë përpara se të shfaqej mbi qytetin Billings në Montana.

Montana është shtëpia e disa prej kapanoneve të raketave bërthamore të SHBA-së.

Shtetet e Bashkuara vendosën të mos e rrëzonin balonën për shkak të rrezikut të shkaktuar nga rënia e mbeturinave dhe përdorimit të kufizuar të çdo inteligjence që pajisja mund të mblidhte.

Të fundit