Flash News
Sherr brenda kafazit të xhamit, të pandehurit dhunojnë njëri-tjetrin në GJKKO
Vala e të nxehtit vjen në Shqipëri, temperaturat deri në 40 gradë
Panik në pushtet? Rama sulmon protestuesit që kërkojnë largimin e tij: Budallenj, mendje të cekëta
Këmbimi valutor 15 qershor/ Me sa blihen e shiten dollari dhe euro
“Rama ik”, shqiptarët e Gjermanisë protestë në Berlin kundër qeverisë

Prej se presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, ka marrë detyrën vitin e kaluar, Uashingtoni dhe Brukseli kanë pasur përplasje për tregtinë, për mbështetjen që i jepet Ukrainës dhe për shpenzimet ushtarake.Tani, një fushë e re përplasjesh është Ballkani Perëndimor.Rajoni, i pozicionuar mes interesave të BE-së dhe SHBA-së, si dhe ndikimit të Rusisë dhe Kinës, është kthyer në një objekt gare i fuqive të mëdha, për shkak të pozicionit të tij strategjik dhe ekonomisë së brishtë.
Asgjë nuk e shpjegon këtë më qartë sesa marrëveshjet e fundit të investitorëve amerikanë për projekte energjetike në Shqipëri, Kroaci dhe Bosnje e Hercegovinë – vende që synojnë të shkëputen nga varësia ndaj furnizimeve ruse.
“Presidenti Trump po hap një epokë të re bashkëpunimi me Evropën Jugore, Qendrore dhe Lindore”, tha sekretari amerikan i Energjisë, Chris Wright, në Forumin e Biznesit të Iniciativës së Tri Deteve, që u mbajt në Dubrovnik të Kroacisë.
Përplasja e agjendave u bë e dukshme javën e kaluar, kur Shtetet e Bashkuara realizuan investimin e tyre më të madh publik në Ballkanin Perëndimor prej vitesh, duke nënshkruar disa marrëveshje shumëmiliardëshe për eksportin e gazit dhe zhvillimin e inteligjencës artificiale në Shqipëri, Bosnje e Hercegovinë dhe Kroaci.
Pikë qendrore është gazsjellësi Ndërlidhja Jugore, me vlerë 1.5 miliard dollarë, mes Bosnjës dhe Kroacisë, i cili e lidh Bosnjën si me terminalin kroat të gazit të lëngshëm në ishullin Kërk, ashtu edhe me rrjetin më të gjerë të gazit në Evropë.
“Ekziston një pranim se ky është një rajon me rreziqe të mëdha dhe sa më shumë që i bën këto gjëra publike, aq më shumë provokon kundër-reagim – nga Moska, nga Pekini, madje edhe nga pjesë të Evropës”, tha për Radion Evropa e Lirë një ndihmës i Kongresit.
“Strategjia është që kapitali dhe projektet të lëvizin më shpejt se politika. Nëse gjithçka e paraqet si garë gjeopolitike, e ngadalëson procesin. Nëse e quan investim dhe infrastrukturë, ai ec përpara”, shtoi një tjetër.
Ëndrra për gazsjellësin
Bosnje e Hercegovina, një nga vendet më të varfra në Evropë, ka nevojë që gjërat të lëvizin dhe shpejt. Aktualisht, ajo është plotësisht e varur nga furnizimet ruse me lëndë djegëse fosile, që vijnë përmes gazsjellësit Rrjedha Turke.
Terminali i Kërkut është një nyje e rëndësishme për gazin e lëngshëm natyror amerikan që hyn në Evropë, dhe marrëveshja e nënshkruar edhe nga SHBA-ja do të sigurojë që në rajon të arrijë edhe më shumë energji amerikane.
Vendet e Ballkanit duket se po kthehen drejt Shteteve të Bashkuara, pas dështimeve me vite për të siguruar financime nga Evropa.
“Mungesa e investimeve ka qenë një problem i gjatë në Ballkan”, thotë David J. Kostelancik, bashkëpunëtor i lartë në Programin e Rezistencës Demokratike në Qendrën për Analizën e Politikave Evropiane (CEPA).
“Duke u përqendruar në angazhimin diplomatik dhe duke lehtësuar financimet, SHBA-ja mund të rrisë investimet në sektorin e energjisë, që rrit konkurrueshmërinë dhe sigurinë, përfshirë sigurinë kibernetike dhe mekanizmat e shqyrtimit të investimeve, që i zbulojnë përpjekjet e aktorëve keqdashës për të fituar ndikim”, shton ai.
Si Brukseli, ashtu edhe Uashingtoni mbështet shkëputjen e Ballkanit nga varësia energjetike ndaj Rusisë. Por, politika energjetike tani po shndërrohet në një garë ndikimi, duke i vënë dy kryeqytetet përballë njëri-tjetrit. Për të hapur rrugën për marrëveshjen e tubacionit, Bosnja ndryshoi legjislacionin, për të përcaktuar një kompani private amerikane – AAFS Infrastructure and Energy – si investitorin dhe zhvilluesin kryesor.
Sipas të dhënave të kompanisë dhe projektit, drejtori i AAFS Infrastructure and Energy është Jesse Binnall, ish-anëtar i ekipit ligjor të presidentit amerikan, Donald Trump, ndërsa zëvendes i tij është Joseph Flynn, vëllai i ish-këshilltarit për siguri kombëtare, Michael Flynn. Ligji i ri shmangu procedurën e hapur të tenderit – gjë që e zemëroi Brukselin dhe bëri që organizata Transparency International të paralajmëronte për krijimin e një “precedenti të rrezikshëm”.
Në një letër të datës 13 prill, ambasadori i BE-së në Sarajevë, Luigi Soreca, paralajmëroi se ligji i miratuar posaçërisht për projektin e gazsjellësit (lex specialis), mund të rrezikojë qasjen e Bosnjës në tregun evropian të energjisë, si dhe rreth 1 miliard euro financim nga Plani i Rritjes i BE-së për Ballkanin Perëndimor.
Vendi ballkanik është pjesë e Komunitetit të Energjisë të Brukselit, i cili i shtrin ligjet e tij në këtë fushë edhe për vendet që aspirojnë të anëtarësohen në BE. Ndërsa Sarajeva është vend kandidat për në BE që nga viti 2022, nuk ka asnjë indikacion se ajo do t’i bashkohet bllokut së shpejti, meqë Brukseli shpesh ankohet për mungesën e reformave të brendshme.
Zyrtarët në Bosnje thonë, gjithashtu, se marrëveshja me investitorët amerikanë vjen si përpjekje për ta ndihmuar vendin që të ecë drejt vetë synimit të BE-së për ndalimin e plotë të importeve të energjisë ruse deri më 1 janar 2028.
Ky është një synim i vështirë për Bosnjën, e cila nuk ka prodhim të vetin të gazit dhe është plotësisht e varur nga Rusia, e cila i siguron rreth 225 milionë metra kub gaz në vit. Me perspektivën e anëtarësimit në BE ende të largët, Bosnja duket se ka zgjedhur t’i injorojë paralajmërimet e Evropës “për t’i shqyrtuar me kujdes detyrimet” në nënshkrimin e kontratave energjetike.
Bosnja, madje, iu bashkua edhe një iniciative amerikane për të forcuar furnizimin me energji të rajonit. Ministri i saj i Jashtëm, Ellmedin Konakoviq, i tha Shërbimit të Ballkanit të Radios Evropa e Lirë se “ishte ekonomikisht e rëndësishme për vendin”.
“Kjo pjesë e Evropës po kthehet tek arsyeja e shëndoshë. Rruga drejt prosperitetit është më shumë, jo më pak energji”, tha Wright.
Interesi ekonomik i SHBA-së në rajon është nxitur më tej nga miratimi i Aktit të Demokracisë dhe Prosperitetit të Ballkanit Perëndimor nga Kongresi amerikan, në muajin shkurt.
Ky akt, mes tjerash, i angazhon Shtetet e Bashkuara që të intensifikojnë bashkëpunimin ekonomik.
Javën e kaluar, kryeqyteti i Kosovës, Prishtina, priti një konferencë të investitorëve amerikanë, me qëllim tërheqjen e bizneseve amerikane për të investuar në projekte të shumta, të tilla si: një stacion i ri autobusësh dhe një spital në qytet, ndërtimi i një unaze rrugore dhe objekte të shumta të infrastrukturës sportive.
Grupi investues amerikan, Pantheon Atlas, nënshkroi një letër qëllimi me partnerin lokal, Koncar Group, për ndërtimin e një qendre të zhvillimit të inteligjencës artificiale dhe të të dhënave në Kroaci, vitin e ardhshëm, me vlerë 58 miliardë dollarë dhe kapacitet energjetik të planifikuar prej 1 miliard gigavatesh.
Ndërkohë, në Tiranë, Shqipëria nënshkroi një marrëveshje kornizë 20-vjeçare për furnizim me importe amerikane të gazit të lëngshëm natyror, me vlerë 6 miliardë dollarë. Ajo do ta lidhë furnizuesin lokal të energjisë, Albgaz, me firmën amerikane, Venture Global, dhe kompaninë greke, Aktor.
Zyrtarët që folën në kushte anonimiteti thanë se pritet që të ketë edhe njoftime të tjera, por nuk dhanë detaje.
Ata shtuan se, ndërsa fokusi aktual është te Shqipëria, Bosnja dhe Kroacia, ekziston një ndjenjë e fortë se kjo politikë e re synon të jetë rajonale.
Serbia, Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi shihen si hapa të ardhshëm të logjikshëm nëse projektet e para realizohen, sidomos për faktin se Uashingtoni synon të ndërtojë një korridor më të integruar energjetik dhe digjital në Ballkanin Perëndimor./REL
Të fundit
Koçeku braktis PS-në, plas revolta: Dorëzo mandatin, në Kuvend hyre me votat e PS-së
15 Qershor 2026, 12:18
Deri në mars 2026, Veliaj dhe i vëllai kanë paguar 430 mijë dollarë për lobim
15 Qershor 2026, 12:05
Sherr brenda kafazit të xhamit, të pandehurit dhunojnë njëri-tjetrin në GJKKO
15 Qershor 2026, 11:50
Vala e të nxehtit vjen në Shqipëri, temperaturat deri në 40 gradë
15 Qershor 2026, 11:35
Video/ "Kushner nuk po negocion, po arrin një m*t”, Rama humb toruan me gazetaren amerikane
15 Qershor 2026, 11:16
Digjet banesa, katër vëllezër humbin jetën nga zjarri në Greqi
15 Qershor 2026, 10:32
Merrte pagesa për aplikime dhe studime jashtë vendit, administratori përballet me gjykatën
15 Qershor 2026, 10:25
Vrasja në Mirditë, viktima i kishte shpëtuar një atentati tre muaj më parë
15 Qershor 2026, 10:07
16 ditë protestë/ Pollo: Asnjë përpjekje për dialog, pse nuk reagojnë institucionet?
15 Qershor 2026, 10:01
Pse Bullgaria ndaloi furnizimin me armë të Ukrainës?
15 Qershor 2026, 09:37
Vritet me armë zjarri një person në Mirditë, identifikohet viktima
15 Qershor 2026, 08:54
Këmbimi valutor 15 qershor/ Me sa blihen e shiten dollari dhe euro
15 Qershor 2026, 08:41
Temperaturat maksimalet arrijnë në 30°C, parashikimi i motit për sot
15 Qershor 2026, 07:57
Ombrella amerikane fillon të mbyllet për Ballkanin
15 Qershor 2026, 07:35
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
15 Qershor 2026, 07:00
Gjermania e nis vrullshëm Kupën e Botës 2026, mund 7-1 debutuesit e Kurasaos
14 Qershor 2026, 21:53
Mbyllet protesta, nis marshimi në rrugët e Tiranës: Revolucion! Rama largohu!
14 Qershor 2026, 21:40
Persona të maskuar filmojnë turmën, qytetarët i evidentojnë me lazer
14 Qershor 2026, 21:18
Botëror 2026/ Turqia humbi, por fitoi famë tifozi “horror” që po bën xhiron e botës
14 Qershor 2026, 20:51
Forma e pazakontë e protestës në Holandë, shqiptarët në Hagë me këngë polifonike
14 Qershor 2026, 19:36
Sheshi “Skënderbej” mbushet plot, nis marshimi i protestuesve drejt Kryeministrisë
14 Qershor 2026, 18:46
Pushteti i korrupsionit dhe propagandës po shembet e mbi të Shqipëria reale po ngrihet
14 Qershor 2026, 18:24
Gjyqtarët e Botërorit 2026 me paga rekord
14 Qershor 2026, 17:59
“Rama ik” jehonë në Mynih, diaspora shqiptare në protestë në Gjermani
14 Qershor 2026, 17:38
Media gjermane ZDF jehonë protestave në Tiranë: Rritet presioni ndaj qeverisë Rama
14 Qershor 2026, 17:14
Arrestohen 5 serbë për masakrën e Reçakut, Prokuroria dhe Policia zbardhin detajet
14 Qershor 2026, 16:46
Reagim nga Brukseli për protestat në Shqipëri, PDE: Rama të dëgjojë zërin e qytetarëve
14 Qershor 2026, 16:24
“Rama ik”, shqiptarët e Gjermanisë protestë në Berlin kundër qeverisë
14 Qershor 2026, 15:38
Botërori 2026/ Gjermania dhe Holanda zbresin sot në fushë
14 Qershor 2026, 15:20
Mes kritikave, BE-ja pret talibanët për herë të parë në Bruksel
14 Qershor 2026, 15:01
Tragjedi në Prizren, 27-vjeçari vritet me thikë pas sherrit mes kushërinjve
14 Qershor 2026, 14:41
Haiti – Skocia, një ndeshje që riktheu magjinë e futbollit
14 Qershor 2026, 14:18
Shqipëria jashtë fushës, por në lojën e milionave të Botërorit
14 Qershor 2026, 13:58
Berisha - Ramës: Jep dorëheqjen, protestat nuk do të ndalen
14 Qershor 2026, 13:25
Marrëveshja për t’i dhënë fund luftës Iran-SHBA shumë afër
14 Qershor 2026, 12:58
Si u trafikuan tonelata me kokainë nga Amerika Latine në portet e Europës
14 Qershor 2026, 12:51
Barazimi në debutim, Ancelotti: Kupa nuk fitohet në ndeshjen e parë
14 Qershor 2026, 12:30
Përplasen dy mjete në aksin Pogradec–Lin, humb jetën një pasagjere, plagosen tre të tjerë
14 Qershor 2026, 12:16
Gjendet i pajetë 25-vjeçari në Astir
14 Qershor 2026, 11:28
Shqipëria, me një përqindje të lartë të vajzave që shkëlqejnë në matematikë
14 Qershor 2026, 11:14
Nga Tirana në New York, diaspora shqiptare ngrihet në protestë kundër Ramës
14 Qershor 2026, 10:51
Prej 2 javësh shqiptarët në shesh, Ramës i qan zemra për turizmin: Po dëmtohet sezoni
14 Qershor 2026, 10:14
Kina tejkalon Rusinë si investitori më i madh i huaj në Azinë Qendrore
14 Qershor 2026, 09:54
Tiranë/ Efektivi i jep fund jetës me armën e shërbimit
14 Qershor 2026, 09:37
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja
14 Qershor 2026, 09:17
Revolta e “të përjashtuarve”
14 Qershor 2026, 08:59
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
14 Qershor 2026, 08:40
Temperatura deri në 34 gradë celsius, si parashikohet moti për sot
14 Qershor 2026, 08:28
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
14 Qershor 2026, 08:07
Ndeshja Brazil-Marok mund të nisë me vonesë, moti i keq kërcënon supersfidën e Botërorit
13 Qershor 2026, 21:54
“Dorëheqje, qeveri teknike, audit ndërkombëtar”, 6 kërkesat e diasporës para Kryeministrisë
13 Qershor 2026, 21:21
I riu nga Mirdita denoncon në protestë: Babait tim i vdiq pacienti për oksigjen në ambulancë
13 Qershor 2026, 20:02
Mjeku sfidon Ramën: Fëmijët e atyre që kishte dje në antimiting janë këtu në këtë shesh!
13 Qershor 2026, 19:34
Protestuesit rreshtojnë atlete para Kryeministrisë si simbol i emigrimit
13 Qershor 2026, 18:56
Berisha: Ta përcjellim një minutë e më parë Ramën, vetëm për shqiptarët nuk mendon
13 Qershor 2026, 18:40
Berisha: Shqipëria nuk mund të quhet kurrë vend i zhvilluar me një fshat të prapambetur
13 Qershor 2026, 18:03
Elon Musk bëhet trilioneri i parë në botë
13 Qershor 2026, 16:53
Dikur mbështetëse e Ramës, aktorja e njohur i bashkohet protestës masive në Tiranë
13 Qershor 2026, 16:30
“Për kë bën tifo në Botëror?” Berisha: Admiroj futbollistët që duken si 'supermenë' në fushë
13 Qershor 2026, 16:00
Ndërtoi pa leje, arrest në shtëpi për punonjësin e Policisë Sarandë
13 Qershor 2026, 15:39
Messi, Maradona apo Pele? Renditja e 10 legjendave më të mira të Kupës së Botës
13 Qershor 2026, 15:18
10 truke të vogla që e bëjnë udhëtimin me aeroplan më të rehatshëm
13 Qershor 2026, 14:51
Ky është automjeti me të cilin dyshohet se u transportua trupi i Eglant Koçit
13 Qershor 2026, 14:31
Goditet skema e trafikimit të sendeve me vlerë, sekuestrohen pasuri rreth 2 mln euro
13 Qershor 2026, 14:10
Sloganet kundër tij në protestë, Berisha: Mos lejoni gjethet të pengojnë trungun
13 Qershor 2026, 13:30
Lidhjet e ndërtuesit Ilir Shtufi me paratë e trafikut të kokainës
13 Qershor 2026, 13:12
Berisha: Antimitingu i Ramës shënoi fundin e partisë së krimit
13 Qershor 2026, 12:56
Ulen çmimet e karburanteve, ja sa do të shitet nafta dhe benzina
13 Qershor 2026, 12:24
POLITICO nxjerr deklaratën e fortë të Ramës: Të huajt janë më të rëndësishëm se shqiptarët
13 Qershor 2026, 12:14
Televizioni amerikan: Protestat po kthehen në sfidë të hapur ndaj Ramës
13 Qershor 2026, 11:41
Aksident në Tepelenë, përplasen tre automjete
13 Qershor 2026, 11:23