Flash News

Bota

Ukraina kundërofensivë ndaj Rusisë në pranverë: Ndalemi kur ta kemi shtetin sipas kufijve të vitit 1991

Ukraina kundërofensivë ndaj Rusisë në pranverë: Ndalemi

Vadyn Skibitsky tha se Forcat e Armatosura të Ukrainës do jenë të gatshme për të nisur kundërofensivë në pranverë kundër forcave ruse, që janë duke tentuar të pushtojnë shtetin.

Zëvendës shefi i inteligjencës ushtarake u shpreh se koha e saktë do të varet nga disa faktorë, si dërgimi i armëve nga perëndimorët në Ukrainë. Ai tha se synimi është të çlirohet i gjithë territori ukrainas, përfshirë Gadishullin ukrainas të Krimesë, të cilin Moska e ka aneksuar në vitin 2014.

“Ne do të ndalemi kur ta kemi shtetin tonë sipas kufijve të vitit 1991. Ky është mesazhi ynë për Rusinë dhe komunitetin ndërkombëtar.”

Të fundit