Flash News

Bota

Ukraina pjesë e NATO-s? Sekretari i Përgjithshëm i Aleancës jep përgjigjen

Ukraina pjesë e NATO-s? Sekretari i Përgjithshëm i Aleancës

Jens Stoltenberg u shpreh gjatë vizitës së tij në Finlandë se Ukraina do të bëhet anëtare e NATO-s, por sipas tij mund të ndodhë për një periudhë afatgjate.

“Vendet e NATO-s bien dakord që Ukraina duhet të bëhet anëtare e Aleancës, por kjo është gjithashtu një perspektivë afatgjatë”, tha Stoltenberg, duke kërkuar që të ndërtohet një “kornizë” për të shmangur çdo pushtim të ri në të ardhmen.

Sekretari i Përgjithshëm i Aleancës  po viziton Finlandën, e cila gjithashtu po synon anëtarësimin në NATO.

Të fundit