Flash News

Bota

Ukraina pranë katastrofës bërthamore, raketat ruse fluturojnë afër termocentralit atomik

Ukraina pranë katastrofës bërthamore, raketat ruse
Foto ilustruese

Ukraina mund të kishte përjetuar një katastrofë bërthamore sepse dy raketa ruse fluturuan shumë pranë një termocentrali në jug të vendit.

Kjo është bërë e ditur nga mediat e huaja, sipas të cilave kompania “EnergoAtom” tha se zbuloi dy raketa në afërsi të termocentralit bërthamor të Ukrainës Jugore, që ndodhet afër qytetit të Yuzhnoukrainsk. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 8:30 të mëngjesit të djeshëm.

Kjo kompani i bëri thirrje Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike (IAEA) të marrë nasat për ndalimin e terrorizmit bërthamor rus.

“Objektet ajrore po lëviznin përgjatë lumit ‘South Bug’ në drejtim të qytetit të Pervomaisk, rajon i Mykolaiv dhe fluturuan në mënyrë të rrezikshme pranë objektit bërthamor.”, thuhej në deklaratën e tyre,

“Kërcënimi për të goditur reaktorin me pasoja të mundshme për një katastrofë bërthamore ishte shumë i lartë”, tha më tej ai.

Të fundit