Flash News

Bota

VIDEO/ I dënuar me 19 vite për trafik droge, bosi i mafies arratiset nga burgu me çarçaf

VIDEO/ I dënuar me 19 vite për trafik droge, bosi i mafies arratiset

Marco Raduanos është arratisur nga burgu në Nuoro në Sardenja të Italisë. Bosi i mafies “Gargano”.

Mediat italiane raportojnë se arratisja e tij është filmuar nga kamerat e sigurisë, ku në pamje duket 40 vjeçari që zbret nga muri falë disa çarçafëve të lidhur me nyje. Më pas ai ka vrapuar me nxitim për t’u zhdukur në rrugët e fshatit fqinj.

Ai akuzohet për disa krime, të gjitha me rrethana rënduese dhe të cilësuara si krime mafioze. Raduano ka qenë në krye të klanit kundërshtar me atë të Perna-Iannoli.

Raduanos ishte i dënuar me 19 vite burg për trafikim lëndësh narkotike, ku sipas mediave italiane, droga vinte nga Shqipëria me destinacion Puglian.

Ngjarja u konsederua e bujshme sepse  u arratis nga një burg i sigurisë maksimale nga i cili në 40 vite askush nuk kishte arritur të arratisej, përfshirë kriminelë të kalibrit të Renato Vallanzasca apo Raffaele Cutolo.

 

Të fundit