Flash News

Bota

VIDEO/ Momenti kur terroristët e HAMAS marrin peng një grua izraelite

VIDEO/ Momenti kur terroristët e HAMAS marrin peng një grua izraelite

Terroristët palestinezë të HAMAS kanë rrëmbyer me dhjetëra civilë dhe ushtarakë izraelitë, në një sulm të paprecedentë. Disa mendohet se mbahen peng në disa nga qytetet e vogla pranë Rripit të Gazës, ndërsa të tjerët janë çuar në Gaza.

Një video e cila po bën xhiron në internet, tregon momentin kur terroristët marrin peng një grua izraelite.

Terroristët kanë sulmuar me raketa Izraelin mëngjesin e së shtunës.

Forcat e Mbrojtjes të Izraelit thanë se kanë shpallur gjendje gatishmërie për luftë në përgjigje të sulmit të befasishëm nga Gaza. Ushtria izraelite ka nisur të kryejë sulme hakmarrëse ajrore në Rripin e Gazës dhe ka paralajmëruar se Hamasi do të paguajë një çmim shumë të rëndë.

Të fundit