Flash News

Bota

Vladimir Putin pëson arrest kardiak?

Vladimir Putin pëson arrest kardiak?

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin dyshohet se ka pësuar një arrest kardiak në banesën e tij  në Moskë.

Një kanal Telegram që besohet se drejtohet nga një ish-insajder i Kremlinit raportoi incidentin duke thënë se lideri rus u gjet nga rojet në dyshemenë e dhomës së gjumit i shtrirë, shkruajnë mediat e huaja. 

Gjithashtu raportohet se mjekët të cilët i shkuan menjëherë ne ndihmë liderit rus diagnostikuan se ai kishte pësuar një arrest kardiak.

 Putini më pas u transferua në një strukturë të posaçme mjekësore të ndërtuar në apartament ku iu nënshtrua kujdesit intensiv, pohon burimi.

Të fundit