Flash News

Bota

Vritet gazetari dhe avokati amerikan

Vritet gazetari dhe avokati amerikan

Josh Kruger 39-vjeç gazetar dhe avokat është vrarë në Filadelfia. Ai u qëllua shtatë herë në gjoks dhe në bark, teksa ndodhej në shtëpinë e tij dhe u rrëzua në rrugë pasi bëri thirrje për ndihmë.

Policia beson se dera e shtëpisë së tij në Point Breeze ishte e hapur ose vrasësi dinte se si të hynte brenda.

Autoritetet njoftuan se nuk ka informacion publik për rrethanat e vrasjes dhe deritani askush nuk është arrestuar dhe nuk u gjet asnjë armë në vendin e ngjarjes.

Të fundit