Flash News

Bota

Vuçiç i vendosur: Serbia nuk ndryshon qëndrim për sanksionet ndaj Rusisë

Vuçiç i vendosur: Serbia nuk ndryshon qëndrim për

Presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç u shpreh i vendosur se nuk do të ndryshojnë qëndrim sa i përket sanksioneve ndaj Rusisë.

Vuçiç ka thënë se kjo do të vazhdojë për aq kohë sa Serbia mund t’i rezistojë pa prekur interesat kombëtarë dhe shtetërore, në konsultim me Këshillin e Sigurisë Kombëtare, raporton REL.

“Kur nuk do të mundemi, ne do t’i drejtohemi njerëzve tanë, qytetarëve dhe do t’iu tregojmë pse nuk mundet” Serbia t’i rezistojë më vendosjes së sanksioneve, tha Vuçiq gjatë një ceremonie për shënimin e 20-vjetorit të themelimit të Agjencisë për Siguri dhe Informacion (BIA). Dhe kur kam thënë se madje edhe ashtu të shtyrë dhe ashtu aq të kërcënuar, ne të ndryshojmë vendimin tonë dhe se duhet të ndryshojmë politikën tonë në përputhje me pritjet e disa njerëzve, unë vetëm po ju them se nuk do të zgjaste më shumë se pesë ditë, do të na rrahin supet dy herë, do të nxirrnin dy njoftime dhe pastaj do të fillonte presioni i ri dhe një histori e re lidhur me Kosovën dhe Metohinë”, tha Vuçiç.

Të fundit