Flash News

Bota

Zëdhënësi i BE: Liderët e Kosovës dhe Serbisë miratuan propozimin evropian

Zëdhënësi i BE: Liderët e Kosovës dhe Serbisë

Zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Stano, ka konfirmuar se liderët e Kosovës dhe Serbisë miratuan të hënën propozimin e BE-së për normalizim të marrëdhënieve.

Stano ka thënë se do të vijojnë përpjekjet lehtësuese, ndërsa Kurti dhe Vuçiç sipas zëdhënësit të BE, kan% phouar se nuk ka nevojë për diskutime të mëtejshme, raporton REL.

“Ajo që u ra dakord në takim është se nuk ka nevojë për diskutime të mëtejshme për përmbajtjen, për tekstin e propozimit dhe se do të punojmë me palët për zbatimin. Natyrisht, ne si BE do t'i ndihmojmë ata. Ne do të vazhdojmë përpjekjet tona lehtësuese. Ata e miratuan propozimin. Ata ranë dakord që nuk nevojiten diskutime të mëtejshme rreth dokumentit dhe se mund të kalojmë në fazën tjetër”, ka thënë Stano.

Takimi mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiç përfundoi sërish pa marrëveshje. 

Pjesë e tryezës si ndërmjetësues ishin edhe shefi i politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Josep Borrell dhe emisari evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak. 

Kujtojmë se ky ishte takimi i parë që iu kushtua propozimit të Bashkimit Evropian me mbështetjen e Francës dhe Gjermanisë për normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë. Ndërkaq, është paralajmëruar se do të ketë takime të tjera me 18 mars.

Të fundit