Flash News

Bota

Zelensky: Putini mund të pushtojë një vend tjetër

Zelensky: Putini mund të pushtojë një vend tjetër

“Putini mund të pushtojë një vend tjetër”. Kështu ka deklaruar presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky.

“Fatkeqësisht po”, përgjigjet ai. “Unë besoj se është e mundur dhe mund të ndodhë, tha Zelensky duke iu përgjigjur pyetjes së një gazetari nga NBC.

“Presidenti Putin ka nevojë të demonstrojë sukses dhe fitore. Nuk do të ketë një të tillë në fushën e betejës në Ukrainë dhe ai nuk do të ketë sukses në hakmarrjen në Ukrainë. Ai mund të ketë sukses në zona të dobëta dhe do të ishte [në] vendet që ishin nën ndikimin e Moskës para luftës ose kohërave sovjetike", shtoi ai.

Zelensky përdor Moldavinë si shembull mes frikës së fundit për një ndryshim të lidershipit.

Të fundit