Flash News

KRYESORE

‘Braktisja’ e 30 qershorit / Ish funksionari i KiE: Tani radha e OSBE/ODIHR për të tërhequr vëzhguesit

Ish-zëvendës/presidenti i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës, Aleksandër Biberaj e ka përshëndetur vendimin e KiE-së për tërheqjen e monitoruesve nga zgjedhjet e 30 qershorit.

Biberaj e ka konsideruar këtë akt si diçka që nuk ka ndodhur në histori që pas viteve ’90.

Ai ka shkuar edhe më tej, duke thënë se tani është radha e OSBE/ODIHR që t’i tërheqë vëzhguesit e saj nga zgjedhjet e 30 qershorit.

“Tashi është radha besoj e OSBE-ODIHR të tërheqin monitoruesit e tyre nga farsa e 30 Qershorit. Si kolegë por edhe si ish-Zëvendës President i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës, falenderoj deputetët e nderuar të KE-së për vendimin e tyre absolutisht të drejtë në respektim të velerave bazë të Europës dhe KE-së për demokracinë, shtetin e së drejtës si dhe të drejtave të njeriut”, shkruan Biberaj.

Të fundit