Flash News

KRYESORE

Bujar Nishani: Shqipëria po shkon drejt një përplasjeje serioze civile

Bujar Nishani: Shqipëria po shkon drejt një përplasjeje serioze

Ish-presidenti i Republikës, Bujar Nishani paralajmëron për rrezikun e një përplasjeje civile në Shqipëri. Gjatë intervistës për “Debati në Channel One”, Nishani theksoi se në vend nuk ekziston më siguria dhe rendi, dhe për këtë arsye shteti nuk mund të funksionojë.

“Unë mendoj që situata sot është më delikate se kurrë më parë dhe mund të them që për fatin e keq Shqipëria po shkon drejt një përplasjeje serioze civile. Mund të duket si një deklaratë apo retorikë e ekzagjeruar, por unë mund tua shpjegoj pse nuk është as retorikë dhe as e ekzagjeruar. Kemi një situatë në gjykimin tim përsa i takon aspektit kryesor të kolonës së shtetit që është siguria dhe rendi. Pa siguri dhe pa rend asnjë nga kolonat e tjera të ngrehinës së shtetit nuk mund të funksionojë”, deklaroi Nishani.

Ish-presidenti thotë se fakti që me dhjetëra persona rezultojnë të zhdukur në të gjithë Shqipërinë, dhe se familjarët e tyre kanë zgjedhur ‘kodin e heshtjes’, tregon se ata do të kundërpërgjigjen personalisht për të zhdukurit, çka tregon se nuk kanë më besim te strukturat e shtetit.

Të fundit