Flash News

KRYESORE

“Coronavirus-ka ardhur, por e kemi fshehur”, si u përgjigjet Rama skeptikëve  

“Coronavirus-ka ardhur, por e kemi fshehur”, si u përgjigjet

Shqipëria deri tani nuk ka regjistruar asnjë rast të prekur me coronavirus, ndonëse jemi të rrethuar nga vendet fqinje që kanë shënuar jo vetëm raste të konfirmuara, por edhe viktima.

Megjithatë, nuk kanë munguar skeptikët që mendojnë se në Shqipëri ka raste të regjistruara, por që nuk deklarohen për të mos përhapur panik.

Për këtë, Rama është ndalur gjatë takimit me banorët e prekur nga tërmeti në Shijak për procesin e rindërtimit, duke thënë se nuk ka asgjë të vërtetë se në Shqipëri ka të prekur.

“Deri tani nuk ka raste me coronavirus në Shqipëri. Ka nga ata që thonë ka raste por i fshehin, asgjë e vërtetë. E pamundur të ndodëe se jemi pjesë e rrjetit të koordinuar vijimësisht nga OBSH.

Mos ardhtë kurrë, por i kemi bërë përgatitjet tona, nëse vjen do e përballojmë. Duhet të ndjekim këshillat e burimeve zyrtare dhe mos i referohemi përpjekjeve të episodeve të turpshme si dje kur qarkullonte një rast jo drejtoresha merrej në telefon duke thënë jo ka alkool, jo s’ka alkool, s’ka të bëjë fare me realitetin e përgjithshëm, se probleme mund të ketë”, tha Rama.

Të fundit