Flash News

KRYESORE

Dade në homazhet për Moikom Zeqo: Ikja e tij, zbrazëtirë që nuk do mbushet për shumë kohë

Dade në homazhet për Moikom Zeqo: Ikja e tij, zbrazëtirë

Miq, të afërm e personalitete morën pjesë sot në homazhet e zhvilluara sot në nderim të studiuesit të mirënjohur, Moikom Zeqo në ambientet e jashtme të Muzeut Historik Kombëtar në Tiranë.

Ndër to pjesëmarrëse ishte edhe ish deputetja e PS, Arta Dade, aktualisht e distancuar nga politika.

Duke folur për ‘News 24’, Dade tha se ikja e Zeqos, si miku i saj, krijon një zbrazëtirë që nuk do mbushet për shumë kohë.

“E lumtur që e kam njohur Moikom Zeqon. Ikja e një miku është e dhimbshme, zbrazëtirë që nuk do mbushet për shumë kohë. Do të na mungojnë bisedat e Moikomit, një njeri me dimension të jashtëzakonshme përtej veprimtarisë së tij. Ishte një erudit, që do të na lërë një zbrazëtirë si një njeri e shqiptar i madh.

Kjo ceremoni e rrallë për kohën që po mbahet tregon se Moikomin e duan të gjithë pa dallime partie dhe kufijsh”, u shpreh Dade.

Të fundit