Flash News

KRYESORE

Dalai Lama: Europa i përket europianëve; refugjatët të kthehen për të ndërtuar vendet e tyre

Dalai Lama: Europa i përket europianëve; refugjatët të

“Europa i përket evropiane” dhe se refugjatët duhet të kthehen në vendet e tyre për t’i rindërtuar ato. Këto janë mesazhet që ka dhënë lideri shpirtëror tibetian, Dalai Lama, në një konferencë të organizuar në Malmo të Suedisë.

Dalai Lama,i cili ka fituar çmimin Nobel i Paqes në vitin 1989, tha se Europa është “moralisht përgjegjëse për t’i ndihmuar refugjatët që përballen me kërcënime reale për jetën e tyre”.

“Pritini ata, ndihmojini, edukojini... por në fund ata duhet të zhvillojnë vendet e tyre”, deklaroi Dalai Lama.

Deklaratat e Dalai Lamës bëhen në një kohë kur e djathta po fiton epërsi të konsiderueshme në kontinentin Europian dhe qëndrimet kundër refugjatëve dhe emigrantëve, që vijnë nga Afrika dhe Azia, po shtohen në mesin e drejtuesve të shumë shteteve, përfshirë ata të Bashkimit Europian.

Të fundit