Flash News
Flet Abazoviç: Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE
Pas arrestimit të Berberit, Rama emëron drejtorin e ri të Autoritetit Rrugor Shqiptar
Përfshihet në flakë një apartament te bulevardi ‘Zogu i Parë’ në Tiranë
Berisha: Ishim opozita e parë që kërkuam anëtarësimin në NATO pas rënies së komunizmit
Lirohet nga qelia ish-kryebashkiaku i Fushë Arrëzit, Fran Tuci
Denoncimi i PD për mungesën e ilaçeve, reagon spitali ‘Shefqet Ndroqi’: Politikanët të na lejojnë të bëjmë punën tonë
"Dr. Bardhi momentalisht ne spitalin "Shefqet Ndroqi" mungojnë antiviralet që janë alternativë mjekimi për 150 të shtruarit në spitalin tonë".
Ky ishte mesazhi që publikoi së fundmi ish deputeti i PD, Bardh Spahia, duke denoncuar mungesën e medikamenteve për pacientët e shtruar me covid-19.
Në përgjigje të këtij denoncimi ka reaguar spitali, duke hedhur poshtë pretendimin e ish deputetit demokrat.
“Në përgjigje të reagimit të Partisë Demokratike, Spitali Universitar “Shefqet Ndroqi” informon qytetarët se nuk mungon asnjë medikament apo trajtim për pacientët e shtruar që përdoret në protokollet e përcaktuara të mjekimit në spitalin tonë.
Spitali Covid2 “Shefqet Ndroqi” ka marrë të gjitha masat e nevojshme për t’u kujdesur për të gjithë pacientët, me terapitë e plota të mjekimit.
Në të njëjtën kohë ftojmë politikanët të na lejojnë të bëjmë punën tonë për t’u shërbyer pacientëve të prekur nga Covid19 ditë e natë, pa ndërprerje, me përkushtim dhe profesionalizëm”, reagon spitali në një njoftim zyrtar.