Flash News

KRYESORE

Denoncimi i PD-së: Bashkia e Gramshit i jep tenderin kompanisë së gjobitur, ka mbështetjen e Ballës

Partia Demokratike ka denoncuar një shkelje të bërë nga kryetari i bashkisë së Gramshit, Klodian Taçe, i cili i ka dhënë tender një kompanie që gjendet nën sekuestro, sepse nuk ka paguar gjobat për prerjen e pyjeve.

Zëdhënësja Ina Zhupa informoi se Taçe ka shpallur fituese kompaninë të vetme në garë “Al-Mexwood”sh.p.k” me ofertën në vlerën 5 .863. 650 Lek për “Blerje dru zjarri për nevojat e shkollave për vitin 2019”. Sipas saj, kjo kompani ka mbështetjen e kreut të grupit parlamentar socialist, Taulant Balla.

“Kompania “Al-Mexwood”sh.p.k” ka marrë pjesë në tender në kundërshtim me ligjin “Për prokurimin Publik” pasi rezulton me detyrime të pa paguara , konkretisht ndaj Inspektoriatit Shtetëror të Mjedisit dhe pyjeve në vlerën 126.000 Leke. Sipas urdhrit të përmbarimit për sekuestro nr.2012 datë 10. 10.2019 është vendosur sekuestro mbi këtë kompani për shkak të ndëshkimit me gjobë për prerjen e pyjeve ne kundërshtim me ligjin. “, tha Zhupa që shtoi se shkeljet e ligjit janë normë në qeverisjen e Ramës.

Të fundit