Flash News

KRYESORE

Detaje të reja nga vrasja në Gjirokastër; viktima dhe autori ishin kërkues floriri, zbardhet dëshmia e autorit të vrasjes

Detaje të reja nga vrasja në Gjirokastër; viktima dhe autori

Detaje të reja nga vrasja e 57-vjeçarit, Gëzim Saraçi, në Gjirokastër. Mësohet se viktima, i cili u gjend i pajetë në kamioçinën e tij në aksin rrugor rural Polican-Suhë, ishte mik me autorin Mihal Thimjo, të arrestuar ditën e sotme.

Dy shtetasit punonin si kërkues floriri, duke gërrmuar varre, dhe debati i përfunduar me vdekjen e Saraçit, mund të ketë ardhur vetëm se ata mund të kenë gjetur diçka.

Autori i vrasjes, Mihal Thimjo, në dëshminë e tij është shprehur se sherri ka nisur për motive banale, debat  për çështje nacionalizmi, detaje këto për të fshehur të vërtetën dhe veprimtaritë e jashtëligjshme që ka kryer.

Dyshohet se autori mund ta ketë fshehur floririn e gjetur. Dyshimet bien edhe mbi familjen nisur nga fakti që ai i lajmëroi, por nuk u gjend në vendngjarje kur ata shkuan aty.

Mësohet se, Saraçi dhe Mihal Thimjo kishin qenë për një drekë në Poliçan të Zagorisë, ditën e djeshme, pak para vrasjes. Në kthim, një konflikt i çastit ka shkaktuar edhe grindjen fizike mes tyre që përfundoi me vdekjen e 57-vjeçari.

Sipas grupit hetimor, Saraçi ka goditur i pari Thimjon, duke e plagosur në këmbë dhe shpatull, ndërsa ky i fundit i është kundërpërgjigjur duke e goditur me levë, çka i shkaktoi vdekjen e menjëhershme.

Të fundit