Detaje të reja nga vrasja në Gjirokastër; 57-vjeçari ka qenë duke udhëtuar me autorin, ja çfarë i shkaktoi vdekjen

Zbardhen detaje të reja nga vrasja e 57-vjeçarit, Gëzim Saraçi, në aksin rrugor rural Polican-Suhë.

Një 57-vjeçari, banues në Gjirokastër, u gjend i pajetë në kamioçinën e tij në rrethana ende të paqarta.

Ndërkaq, nga të dhënat paraprake, grupi hetimor bën me dije se viktima ka qenë duke udhëtuar së bashku me autorin e ngjarjes dhe një konflikt i çastit ka bërë që ky i fundit të ketë qëlluar Saraçin, duke i shkaktuar në këtë mënyrë edhe vdekjen.

Policia ka arritur të identifikojë autorin e ndarjes dhe vijon intensivisht puna për kapjen e tij.