Flash News

KRYESORE

“Diçka nuk shkoi mirë”, analisti zbardh prapaskenat: Rama ka shkëputur lidhjet e besimit me disa ndërkombëtarë në Tiranë

Analisti Afrim Krasniqi deklaron se kryeministri Edi Rama ka shkëputur lidhjet e besimit me disa nga ndërkombëtarët në Tiranë.

Duke folur në A2, Krasniqi tha se në javët e fundit ka pasur disa ngjarje të cilat nuk janë raportuar në media dhe se një prej këtyre zhvillimeve është një komunikim i ambasadorëve kryesorë perëndimorë me Ramën, ku i është bërë shumë e qartë se i gjithë faktori ndërkombëtar në Tiranë është unanim në nevojën për votimin e paketës ligjore e ndryshimeve të 5 qershorit.

“Problemi është më i thellë. Gjatë javëve të fundit ka pasur disa ngjarje të cilat nuk janë raportuar në media. Një prej këtyre zhvillimeve është një komunikim i ambasadorëve kryesorë perëndimorë me kryeministrin, ku i është bërë shumë e qartë se i gjithë faktori ndërkombëtar në Tiranë është unanim në nevojën për votimin e paketës ligjore e ndryshimeve të 5 qershorit.

Debati nuk ka shkuar mirë dhe ne e pamë kalkulimin e debatit në atë çfarë ndodhi në parlamentet. Mazhoranca u detyrua të negociojë me deputetë të kontrolluar prej saj, për të siguruar numrin e nevojshëm të votave, që ajo praktikisht i ka. Ajo po përdor atë që quhet opozita parlamentare, për të artikuluar këtë skemë elektorale, eliminimin e koalicioneve dhe detyrimin e partive të opozitës për të hyrë në një listë të vetme’.

Sipas Krasniqit, Rama ka shkëputur lidhjet e besimit me disa nga ndërkombëtarët në Tiranë.

“Nuk do të ketë përfitim opozita e re nga hapja e listave, e cila ka kërkuar një listë që i jep mundësinë për të konkurruar në nivel kombëtar, por po hapen listat në qarqe, ku shanset për aktorët e tretë janë teorikisht zero.

Në këtë rast kemi edhe një deformim të përdorimit të teknologjisë në zgjedhje dhe e zgjerimit të elementeve që e rrisin pasigurinë në zgjedhje. Unë parashikoj që një numër shumë i madh subjektesh do të kërkojnë proces gjyqësor për të verifikuar nëse është numëruar mirë vota. Kjo do të ketë një kosto shumë të madhe për Shqipërinë. Ky është një risk shumë i madh për procesin e integrimit. Rama ka vendosur të shkëpus deri diku lidhjet e besimit me një numër aktorësh ndërkombëtarë dhe t’i qëndrojë besnik nevojës së tij dhe synimit të tij personal për një mandat të tretë politik”, u shpreh politologu.

Të fundit