Flash News

KRYESORE

Dikur e kishte në krah me ‘çantën e tij të zezë’, sot Spartak Braho sulmon Ilir Metën

Dikur e kishte në krah me ‘çantën e tij të

Jo më larg se dy vite e gjysmë më parë ishin pjesë e së njëjtës forcë politike, madje Spartak Braho ishet një prej njerëzve më të besuar të Ilir Metës si kryetar i Lëvizjes Socialiste për Integrim.

Por për Brahon sot Meta bën akuza absurde dhe sipas tij është çmenduri të thuash se mazhoranca po bën grusht shteti.  Gjatë mbledhjes së komisionit, teksa diskutohej akti normativ “anti-KCK”, Braho u shpreh se nuk mund ta mendosh që Edi Rama do bëjë grusht shteti kundër vetes së vet.

“Opozita i organizon grushtet e shtetit. Mazhoranca e ka pushtetin pse do bëjë gru.sht shteti! Kështu kjo është jo vetëm qesharake, por është një lloj justifikimi.

Unë jam deputet i vjetër, kam qenë prezent kur Sali Berisha ka tentuar dy here të bëjë gru.sht shteti. Edhe njëherë po ju them nuk e bën grusht shteti mazhoranca sepse ajo e ka pushtetin. Kaq e thjeshtë është logjika”, tha ai.

Të mos harrojmë se si “Baba Taku’ u bë super protagonist disa vite më parë me ‘çantën e tij të zezë’, fiks sikurse ajo e që mbahej në sistemin e kaluar, çantë tek e cila Meta kishte ‘varur shpresat’ dhe paralajmëronte furtuna politike nëse  hapej. U fol për super dokumente, të cilat asnjëherë nuk e panë dritën e diellit.

 

Të fundit