Flash News

Ditari i Maxhorancës

Ahmetaj merret sërish i pandehur, akuzat e reja ndaj ish-zëvendësit të Ramës

Ahmetaj merret sërish i pandehur, akuzat e reja ndaj

Prokuroria e Posaçme ka marrë për të dytën herë të pandehur ish-zv.kryeministrin Arben Ahmetajn që ndodhet në kërkim ndërkombëtar për inceneratorët.

Vepra që i atribuohet këtë herë nga SPAK është ajo e shpërdorimit të detyrës në lidhje me privatizimin e ish-fabrikës së bukës në vlerë dëmi 7 miliard lekë.

Po vijon hetimi për 7 persona të tjerë, përfaqësues të Ministrisë së Financave dhe ndaj biznesmenit Lirim Fezollari. Ahmetaj ka qenë ministër Financash në atë kohë.

Çështja po hetohet nga prokurori Elvin Gokaj, i cili e ka marrë të pandehur 10 ditë më parë.

Të fundit