Flash News

Ditari i Maxhorancës

Ahmetaj rrëfen telefonatën me Alda Klosin: E sugjerova ‘ndiq procedurën!’

Ahmetaj rrëfen telefonatën me Alda Klosin: E sugjerova ‘ndiq

Ish ministri i Financave, Arben Ahmetaj ka folur për herë të parë për arrestimin e Alda Klosit, ish-shefja e Kabinetit e arrestuar në 3 shkurt nga Policia dhe Prokuroria e Tiranës, me akuzën e pastrimit të parave.

I ftuar në Opinion, Ahmetaj tregoi si e ka njohur Klosin dhe bisedën telefonike që ka patur me të që kur është larguar nga ministria e Finanave.

“,Unë nuk jam te historia përgjegjësia është personale se ajo është fjali e fundit nuk është fjali e parë. Alda Klosi ka ardhur nga Ujësjellësi i Tiranës tek Ministria e Ekonomisë. Ka ikur nga Ministria e Ekonomisë, e kam gjetur në Ministri të Financave, e kam lënë në Ministri të Financave dhe ka qenë vetëm 9 muaj shefe kabineti. Në sytë e mi, ka qenë punonjës korrekt. Lidhja ime ka qenë vetëm zyrtare.

Unë kam folur vetëm një herë në telefon diku nga fillimi i Tetorit për të ditur çfarë bëni, se i merrja të gjithë si jeni, ku keni filluar punë etj. Dhe sugjerimi im për të ka qenë ndiq procedurën ligjore, denonco.”, tha Ahmetaj.

Pastruesja personale e Alda Klosit, Rozeta Dobi dhe i biri Havier Dobi arriti të vjedhë ne dhjetor 2022 një shumë të konsiderueshme nga banesa e saj që besohet se është 524.800 euro, 8500 dollarë dhe 368.000 lekë të rinj si dhe aksesorë flori, që dyshohen se i përkasin zyrtares Alda Klosit.

Arrestimi i saj erdhi pas një rrëfimi të pastrueses Rozeta Dobit para hetuesve. Alda Klosi Alias Çiko, duket se është verifikuar për akuzën e “Fshehjes së të ardhurave” dhe “Mosdeklarim të pasurisë” pranë Inspektoriatit të Lartë të Deklarimit të Pasurive në Tiranë.

 

 

Të fundit