Flash News

Ditari i Maxhorancës

Akuzat ndaj Berishës, Rama nxjerr Kumbaron si 'zëdhënëse' të qeverisë

Akuzat ndaj Berishës, Rama nxjerr Kumbaron si

Teksa Rama vijon të heshtë për akuzat e ngritura ndaj kryedemokratit Sali Berisha, në emër të tij ka folur ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro.

E pyetur nga mediat për akuzat e ngritura ndaj Berishës, Kumbaro tha se nuk duan të japin komente, ndërsa ngriti në piedestal SPAK dhe GJKKO si institucione të themeluara nga socialistët për mirëfunksionimin e drejtësisë.

Siç duket, kryeministri nuk ka kohë të dalë të bëjë një reagim si ato tipiket e tij, por ka nxjerrë Kumbaron si zëdhënëse.

“Në emër të qeverisë, mund t’ju konfirmoj se si anëtarë të qeverisë jemi pyetur për veprimtarinë apo vendimmarrjen e instancë, nuk kemi bërë komente. Respektojmë ndarjen e pushtet. Kjo maxhorancë ka qenë ajo që ka themeluar dhe luftuar që ky sistem i drejtësisë SPAK dhe GJKKO të ngrihen dhe funksionojnë në kushte të mira të mundshme. Të gjitha janë veprime procedurale, të atyre organizatave. Nuk shoh asnjë arsye që të bëj asnjë përjashtim për rastin në fjalë. Jam anëtare e Parlamentit dhe e qeverisë kur është krijuar ky sistem.”, tha Kumbaro.

Të fundit