Flash News

Ditari i Maxhorancës

Aplikacioni “Aktiv1st”, Rama e vlerëson si arritje: Forcë e re pas patronazhistëve të kalitur

Aplikacioni “Aktiv1st”, Rama e vlerëson si arritje: Forcë

Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas kritikave dhe daljes së listave ku prokurorë, gjyqtarë dhe drejtues të lartë institucionesh, përveç administratës janë bërë pjesë e aplikacioni “Aktiv1st”.

Në Facebook, Rama ka ndarë një video ku i drejtohet opozitës duke marrë në mbrojtje aplikacionin teksa shprehet: “harruan patronazhistët, u turrën mbi aktivistët”. Rama e quan aplikacionin një arritje, teksa nxit aktivistët të ndjekin të njëtin ritëm sikurse patronazhistët.

“Të dashur aktivistë të Partisë Socialiste, siç edhe ju’a kisha thënë, ja ku erdhi dita që i harruan patronazhistët dhe u turrën mbi aktivistët

Urime për pagëzimin tuaj në baltën e djajve, e cila është prova e relevancës në skenën e betejave politike dhe sociale në këtë vendin tonë të vogël e të bukur, por me zhurmaxhinj e ligësira që s’të ndahen

Tani ju mund të ndjeheni realisht të vlerësuar si një forcë e re në fushëbetejë e në ndërkohën që patronazhistët e kalitur në përballje të shkuara, po përgatiten të hyjnë së shpejti në skenën e betejës së radhës, si një forcë e sprovuar më shumë se sa njëherë, ju jeni në sprovën tuaj të parë dhe ja urdhëro si erdhi puna, ende pa mbaruar nxemjen i keni shqetësuar shumë kundërshtarët tanë të dëshpëruar e të çoroditur.

Përgëzime

Tani futini një marsh tjetër jashtë programit, që ta shohin të paudhët se sa gabim bëjnë kur na e rrisin adrenalinën, duke na ngacmuar edhe kur s’kanë parë gjë akoma”, ka thënë Rama.

Të fundit