Flash News

Ditari i Maxhorancës

Balla justifikon Ramën: Mungoi në interpelancë sepse kishte axhendë, seanca ishte qesharake

Balla justifikon Ramën: Mungoi në interpelancë sepse kishte

Kreu i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla, ka treguar arsyen se pse kryeministri Edi Rama mungoi në interpelancën e thirrur nga deputetët demokratë lidhur me skandalin ‘McGonigal’.

Në një deklaratë për mediat jashtë Kuvendit, Balla justifikoi mungesën e Ramës, duke thënë se kryeministri kishte një axhendë dhe ka të drejtën ta delegojë interpelancën.

Ai e quajti skandalin ‘McGonigal’ që çështje qesharake, kur në fakt e gjithë SHBA-ja vijon të nxjerrë detaje të reja nga skandali.

“Kjo ishte një seancë që besoj që çdo shqiptar e kupton se kemi të bëjmë me një opozitë që nuk ka asnjë lloj interesi qoftë për çështjen që duan të kenë informacion. Kryeminstri mund të delegojë çështjen e një interpelance.

Seanca sot ishte qesharake. Janë ngritur një sërë akuzash dhe një pjesë e atyre që morën fjalën dhanë edhe pretenca gjyqësore, flasin dhe në emër të drjetësisë amerikane. Dhe imagjinoni se kush flet në emër të drejtësisë amerikane, ata që i shkojnë nga pas njeriut që SHBA e ka shpallur nongrata.

Kryeminstri i Shqipërisë ka një axhendë dhe gjatë zhvillimit të kësaj senace për ligje të rëndësishme që kalojnë sot, ai është në detyrë”, tha Balla.

Të fundit