Flash News

Ditari i Maxhorancës

Bashkëshortja e kryebashkiakut të Patosit e shpallur në kërkim për korrupsion

Bashkëshortja e kryebashkiakut të Patosit e shpallur në

Fation Duro u shpall kryebashkiaku i ri i Patosit në zgjedhjet e 14 majit. Me 8,211 vota, Duro arriti të marrë mandatin e kryebashkiakut, ndërsa pak ditë më parë bëri betimin dhe mori zyrtarisht detyrën si kryetar bashkie.

Referuar regjistrit të Gjendjes Civile, Duro rezulton të jetë i martuar me shtetasen Kozeta Statha, inxhiniere ndërtimi në profesion.

Sipas Ditari, ajo kërkohet për shpërdorim të detyrës pasi dyshohet për korrupsion gjatë kohës që drejtonte Kadastrën e Sarandës.

Kozeta Statha ka studiuar në Universitetin Politeknik të Tiranës, Fakulteti i Inxhinierisë së Ndërtimit, Dega Ndërtim. Ajo ka shërbyer si asistente e nënkryetarit së Kuvendit të Shqipërisë në vitet 2013-2015. Dhe më pas do të shkonte pranë OSHEE si specialiste dhe tek Albpetrol, deri në vitin 2018.

Statha u zgjodh si anëtare e Këshillit Bashkiak të Sarandës më 2015 nga lista e PBDNJ-së dhe në janar 2018, u emërua drejtuesja e re e Portit të Sarandës. Në korrik të 2020, Kozeta Spatha u emërua në krye të Kadastrës së Sarandës.

Më 24 mars 2022, Policia e Sarandës përfundoi operacionin “Heshtja 2” gjatë të cilit tanë në pranga 3 ish-zyrtarë të ASHK-së, por shpëtoi Kozate Statha e cila dyshohet se u arratis drejt Bolonjës.

Prej asaj dite, Statha rezulton të jetë në kërkim.

Sipas policisë, Statha bashkë me tre ish-zyrtarët kanë shpërdoruar detyrën duke pajisur në mënyrë të kundërligjshme, me certifikata pronësie, disa shtetas, për pasuri, tokë dhe prona, në zonat bregdetare të qytetit të Sarandës dhe të Ksamilit.

Ndaj Stathës është caktuar masa e sigurisë “arrest me burg” nga Gjykata e Sarandës.

Të fundit