Flash News

Ditari i Maxhorancës

Bora Muzhaqi ‘godet’ me lapsusin e radhës: Ka aplikues që nuk kanë aplikuar

Bora Muzhaqi ‘godet’ me lapsusin e radhës: Ka aplikues që

Ministrja e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, Bora Muzhaqi ka ‘goditur’ sërish më lapsusin e radhës.

Gjatë raportimit në Komisionin për Edukimin dhe Mjetet e Informimit Publik, lidhur me projektet e bashkisë për fëmijët dhe të rinjtë, ministrja ‘bëhet sërish lëmsh’, duke thënë se ‘ka aplikues që nuk kanë aplikuar’, por lapsusin e korrigjoi në kohë.

“Unë të paktën që në momentin që kam marrë këtë detyrë e kam marrë këtë detyrë për të ngritur zërin për fëmijët dhe të rinjtë. Dhe pavarësisht se çfarë drejtimi politik ka kryetari i bashkisë së Shkodrës së Lezhës. Njëri është një aplikues që po ndërton qendrën rinore dhe tjetri është aplikues që nuk ka aplikuar. Jo aplikues praktikisht”, u shpreh ministrja.

Muzhaqi ‘shquhet’ për gafat e saj në publik, por shpesh në media është justifikuar me faktin se nuk ka eksperienca të mëparshme mediatike.

 

 

Të fundit