Flash News

Ditari i Maxhorancës

Deputetja e PS e ka Ramën ‘live’, por e ndjek edhe në FB. I duhet të marrë pikë të plota tek “Akt1visti”

Deputetja e PS e ka Ramën ‘live’, por e ndjek edhe në FB.

Në përpjekje për të siguruar votat në zgjedhjet lokale të 14 majit, Edi Rama prezantoi si një risi aplikacionin “Akt1visti”, që synonte angazhimin e administratës shtetërore, nëpunësve, deputetëve dhe ministrave në “luftën për vota”.

Ky aplikacion i jepte mundësi atyre që siguronin sa më shumë “like”, “share” dhe postime, pikë që i jepnin një “medalje nderi” në listën e socialistëve.

Si e tillë, deputetja socialiste Mirela Pitushi nuk ka harruar të kryejë detyrat e shtëpisë. Teksa Rama fliste “live” nga Kuvendi, Pitushi është shfaqur me telefon në dorë duke e ndjekur edhe në telefon. Madje deputetja, ka shpërndarë fjalën e Ramës në Facebook, duke mos harruar pikët tek “Akt1visti”.

Të fundit