Flash News

Ditari i Maxhorancës

Dhuna e policisë malazeze ndaj Petraq Milos, reagon për herë të parë Rama

Dhuna e policisë malazeze ndaj Petraq Milos, reagon për herë

Në konferencën për shtyp pas përfundimit të mbledhjes së përbashkët mes Shqipërisë dh Malit të Zi, kryeministri Rama ka folur dhe për incidentit e Petraq Milos.

Kryetari i Komisionit për Ekonominë dhe Financat në Partinë e Lirisë u dhunua nga efektivë të policisë malazeze. Në lidhje me këtë incident Rama u shpreh se këto janë raste që ndodhin dhe se janë marrë të gjitha masat.

"Një nga rrëfimet e gjyshes time ishte që në Mal të Zi shkohej me lundrim. Sot nuk e kemi këtë gjë akoma dhe kemi vendosur që të hapim rrugën përmes një jahti të kryeministrit të Malit të Zi. Kjo sepse kushdo që të kalojë duhet të shkojë të marrë një leje dhe të presë 24 orë."

"Kur të futet në Shqipëri duhet të hyjë fshehurazi, me mbështetje deputetësh që të mos e kapë policia. Dua ta falenderoj për faktin që që në sekondin e parë të daljes së asaj videos i ka kërkuar ndjesë profesorit. Janë marrë të gjitha masat. E gjitha kjo është bërë me një xhentilesë maksimale dhe me një urtësi maksimale."

"Janë raste që ndodhin, u ndodhin dhe shqiptarëve me policinë shqiptare apo malazezëve me policinë malazeze. Këto janë rastet që mezi i presin për të ndezur flakën e nacionalizmit dhe për të kërkuar që të ndërpriten marrëdhëniet diplomatike. Ndaj na duhet më shumë bashkëpunim rajonal."

Dhuna e policisë malazeze ndaj Petraq Milos, reagon për herë

Të fundit