Flash News

Ditari i Maxhorancës

E quajti “tokë të askujt”, Rama: Shqipëria nuk do t’i mbajë iso çdo gjëje në Prishtinë

E quajti “tokë të askujt”, Rama: Shqipëria nuk do

 Pas deklaratës se “Kosova është kthyer në tokën e askujt”, kryeministri Edi Rama duket se nuk i ka pritur mirë pyetjet e drejtuara lidhur me ngjarjet e fundit në Kosovë dhe një sanksionimi të mundshëm të Serbisë.

I pyetur në Granada të Spanjës nëse ka diskutuar me liderët evropianë për këtë çështje, Rama tha se Shqipëria nuk mund t’i mbajë ison gjithë kohës Prishtinës.

Rama u shpreh se do t’i qëndrojë bindjeve të tij teksa hodhi akuza se “kinse patriotët” kanë shpërthyer kundër deklaratave të tij, të cilat u pritën me reagime të forta nga Kosova.

“Jo, nuk kemi pasur një diskutim specifik për të. Do të vazhdojmë se kemi edhe darkën e punës. Natyrisht që unë vazhdoj bëj timen, vazhdoj i qëndroj një për një të gjitha bindjeve të mia, se nuk janë bindje të krijuara spontanisht, nuk janë bindje që burojnë nga emocione, apo erëra që fryjnë nga një drejtim apo drejtim tjetër dhe nga zjarre që ndizen apo fiken. Janë bindje që burojnë nga një vizion strategjik i rolit të Shqipërisë në rajon dhe i marrëdhënies së Shqipërisë me Kosovën në funksion të së cilës Shqipëria ka bërë më shumë se kurrë ndonjëherë atë që duhet të bëjë.

Por Shqipëria nuk është për të mbajtur iso për çdo gjë që thuhet në bazë të analizës që në të drejtën e tyre bëjnë në Prishtinë. Shqipëria është për të qenë në funksion të Kosovës dhe të njohjes përfundimtare të Kosovës me zërin e vet. Nga ana tjetër kam parë po ashtu se si gjithmonë në këto raste shpërthejnë të gjitha kanalet ujërave të zeza të kinse patriotizmit që siç thotë ajo fjala është streha e fundit e maskarenjve”, deklaroi Rama.

Të fundit