Flash News

Ditari i Maxhorancës

Çështja “McGonigal”/ ‘Dorëzohet’ PS, pranon kërkesën e opozitës për mocion me Edi Ramën

Çështja “McGonigal”/ ‘Dorëzohet’ PS,

Partia Socialiste ka pranuar kërkesën e opozitën për mbajtjen e një mocioni me kryeministrin Edi Rama, për çështjen “McGonigal”.

Ka qenë kreu i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla, ai cili deklaroi për mediat pas seancës parlamentare se ky mocion është vendosur të mbahet më 2 mars, si data më e mirë për të pasur kohë për t’u përgatitur.  

“Duke qenë se kërkesa për zhvillimin e mocionit ka pasur si kusht edhe prezencën e kryeministrit, në komunikim me zyrën e kryeministrit është marrë konfirmimi që në datën 2 mars. Përpara zhvillimit të seancës, jua kam thënë kolegëve të opozitës, mendoj që do ishte data më e mirë. Në fakt edhe u votua në Kuvendin e Shqipërisë.

S’ka më asnjë lloj alibie për normalitetin. Koha në dispozicion për t’u përgatitur është e mjaftueshme. Edhe pse nuk është mocioni me debat arsyeja e kësaj situate në Kuvendin e Shqipërisë. Është vetë udhëheqësi i opozitës që nuk të lë hapësirë për hamendësime. Gjithçka lidhet me problematikat e brendshme të PD-së", tha Balla. 

 

Të fundit