Flash News

Ditari i Maxhorancës

Çështja ‘McGonigal’/ Pse refuzon të shkojë në Parlament? Rama: Do shkoj kur ta shoh unë të arsyeshme

Çështja ‘McGonigal’/ Pse refuzon të shkojë

Kryeministri Edi Rama ka shpjeguar arsyet pse ka refuzuar të shkojë në parlament, si dhe akuzat e opozitës për çështjen McGonigal.

I ftuar në ‘Opinion’ në tv Klan, Rama tha se aktualisht kërkon të angazhohet në punët e përditshme dhe jo në debatet politike.

Ai tha se do shkojë në parlament kur ta shohë ai të arsyeshme.

“Nuk vendos se suadhet të sillet opozita, por se si duhet të sillem vet. Kur fola për fare fola, nuk ikisha parasysh fryrjen e bilbilave, në një moment të caktuar në parlament mund të frysh dhe bilbil. Kisha parasysh një veprim të gjatë që është në nivelin e dukatës e familjes shqiptare. unë flas për qëndrimin tim.

Unë do shkoj në Parlament kur e shikoj unë të arsyeshme, kur e shikoj unë të arsyeshme do shkoj. unë flas me faktin e thjesht që më vjen turp që nuk kam mundur të ndikojë në ndryshimin e kësaj situate në parlament dhe nuk është sot,por ka vite. Jam bërë dhe unë pjesë se është ajo shprehja se kush fle me qenin gdhihet me pleshta”,-tha Rama.

 

 

 

Të fundit