Flash News

Ditari i Maxhorancës

Ferit Hoxha ‘i zë vendin’ Ramës në Parlament, punonjësja e administratës e largon

Ferit Hoxha ‘i zë vendin’ Ramës në Parlament,

Karrigia e kryeministrit Edi Rama në sallën e Kuvendit ka mbetur për pak çaste bosh gjatë seancës plenare, duke tërhequr vëmendje në sallë.

Gjatë këtij momenti, ministri i Jashtëm Ferit Hoxha është ulur përkohësisht në vendin e kryeministrit, ndërsa po bisedonte me zëvendëskryeministren Albana Koçiu.

Sipas burimeve nga Kuvendi, një punonjëse e Administratës ka ndërhyrë menjëherë, duke i kërkuar ministrit të largohej nga karrigia, me argumentin se ajo është e rezervuar vetëm për kreun e qeverisë.

Të fundit