Flash News

Ditari i Maxhorancës

I hoqi fjalën dhe i fiku mikrofonin, Braçe ‘përplaset’ me Felajn

I hoqi fjalën dhe i fiku mikrofonin, Braçe

Deputeti i Partisë Socialiste, Eriona Braçe, është përplasur në Kuvend me zv.kryeparlamentaren Ermonela Felaj, pasi kjo e fundit i hoqi të drejtën e fjalës socialistit.

Ishte Braçe i cili kërkoi fjalën, por Felaj ia hoqi për t’ia dhënë ministres Elisa Spiropali. Deputeti u nervozua pasi në momentin që ishte duke u shpjeguar, Felaj i fiku mikrofononin. Kjo ka bërë që Braçe të acarohet dhe të refuzojë fjalën.

Më herët, Felaj i hoqi të drejtën e fjalës deputetit demokrat Edmond Spaho, pasi maxhoranca ka vijuar prej kohësh t’i mohojë opozitës fjalën duke ndërmarrë edhe përjashtime.

Debati:

Felaj: Fjalën e ka kërkuar për procedurë zoti Braçe. Zoti Braçe unë kërkoj t’ju sqaroj se kisha në sistem…

Braçe: Faleminderit…jo jo më fal

(Felaj i heq fjalën Braçes)

Felaj: Jo më kot e pyeta zonjën Spiropali që për cfarë e kërkonte fjalën. Në momentin që foli për procedurë ishte përpara jush. Nëse dëshironi fjalën…

Braçe pa mikrofon: Nuk e dua fare…

Felaj: Nuk ka asnjë arsye për tu nervozuar nga askush. Ju lutem përdorni sistemin që të shikoni njëri tjetrin se cfarë jeni duke bërë në të njëjtën kohë.

Të fundit