Flash News

Ditari i Maxhorancës

Sulmi në Izrael, reagon Rama: Ne qëndrojmë të vendosur kundër terrorizmit

Sulmi në Izrael, reagon Rama: Ne qëndrojmë të vendosur

Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas sulmit të Hamasit në Izrael që ka shkaktuar deri tani 22 viktima dhe mbi 200 të plagosur.

Në një postim në platformën “X”, Rama dënon sulmin dhe shpreh solidaritet me qeverinë izraelite. Kryeministri thotë se Shqipëria qëndron e vendosur kundër terrorizmit.

“Dënoj fuqishëm sulmin terrorist të Hamasit kundër Izraelit. Ne qëndrojmë të vendosur kundër terrorizmit. Mendimet tona janë me viktimat, familjet e tyre dhe gjithë Izraelin”, shkruan Rama.

Të fundit