Flash News

Ditari i Maxhorancës

Ish-deputeti i PS kritika për çështjen ‘McGonigal’: Rama e ka për detyrë të jetë në Parlament, t’i përgjigjet opozitës

Ish-deputeti i PS kritika për çështjen ‘McGonigal’:

Ish-deputeti i Partisë Socialiste, Ervin Bushati shprehet se kryeministri Edi Rama duhet të paraqitet në Parlament dhe t’i përgjigjet pyetjeve të opozitës për çështjen “McGonigal”.

Në një intervistë për “Panorama TV”, Bushati deklaroi se kryeministri e ka për detyrë t’i përgjigjet jo vetëm deputetëve të opozitës, por të gjithë qytetarëve pavarësisht kahut të tyre politik.

Bushati: Kryeministri e ka për detyrë të jetë në Parlament. Bënë mirë të jetë dhe të përgjigjet në Kuvend. Nuk ka pyetje idiote, por ka përgjigje të sakta ose jo. Qeveria ka për detyrë të jetë aty. Duhet ta gjejë forcën dhe nervat. Patjetër që është e bezdisshme. Duhet të përgjigjet. Nuk e meriton Berisha që t’i përgjigjet, por qytetarit që ka votuar PD-në.

Nuk mendoj që ka çështje që mund të merret ose jo. Berisha do të markojë territorin. Revolucion nuk është. Revolucioni është i bolshevikëve. Revolucion është kur ndërron sistemin. Berisha është vetë deputet, nuk mendoj se thotë që të zëvendësojë Republikën parlamentare. Revolucion do të thotë të ndërrojë sistemin. Rilindje është term i bukur. Nuk ishte një gjë që do të hidhte një sistem poshtë. Kryeministri duhet të shkojë në Parlament. Do e ketë mocionin me debat. Ministrat janë për të mbrojtur qeverinë. Është rrethi i parë pas kryeministrit, duhet të flasin. Unë e shoh, përveç dy rasteve, kabineti është si një film pa zë tani.

Ka kohë që zyrtarët e qeverisë nuk përgjigjen tani, jo veç për këtë çështje. Ne kemi parë kryeministrin që mbron çdo dikaster, ndërkohë që ministrat duhet të ishin aty sot dhe të mbronin kryeministrin Rama. Kjo është një apati, një dremitje e kabinetit. Përveçse i përgjigjen aksionit politik të Berishës, duhet të ishin marrë me reforma. Patjetër që duhet të mbronin kryeministrin dhe të thonë se si e shohin këtë situatë. Qeveritë s’janë teknike, por janë politike.

 

 

Të fundit